E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO / Ky është 33-vjeçari shqiptar që u vra nga kunati në Greqi
Lajme

FOTO / Ky është 33-vjeçari shqiptar që u vra nga kunati në Greqi

Është publikuar fotoja e 33-vjeçarit, Erjon Pelivani, i cili u vra nga kunati i tij 50-vjeçari Fatmir Talellari, në Greqi, pasi ky i fundit zbuloi se ai ishte kishte abuzuar seksualisht për 9 vite me vajzën e tij 18-vjeçare.

Talellari, pasi vajza nga martesa e parë i ka rrëfyer se është përdhunuar për 9 vite dhe së fundi është kërcënuar me publikime të videove intime nëse nuk i jep para, ka nxjerrë në pritë kunatin e tij, vëllain e bashkëshortes aktuale.

Pasi dy personat janë takuar mes tyre ka pasur një debat të ashpër, ndërsa disa çaste me vonë 50-vjeçari ka nxjerrë armën e gjahut, të cilën ka thënë se e posedon ligjërisht, dhe ka qëlluar vëllain e gruas për vdekje më pas është dorëzuar vullnetarisht në polici duke pranuar krimin e kryer.

Sipas informacioneve nga burime policore, mediat greke raportojnë se 50-vjeçari ka thënë në polici se ka marrë vendimin për të vrarë kunatin e tij pasi mëngjesin e së martës (9 janar) vajza e tij 18-vjeçare ka treguar se 33- vjeçari e kishte përdhunuar që në moshën 9-vjeçare, ndërsa së fundmi, sipas asaj që pretendonte, e shantazhonte duke publikuar video dhe foto të akteve të tij të sëmura, duke i zhvatur shuma parash

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.