FOTO/ Ky është 50-vjeçari shqiptar që u vra në Selanik nga bashkëkombasi
Vrasja e shqiptarit në Selanik shokoi komunitetin shqiptar! Ditën e enjte , një akt i dhunshëm ndërmjet dy bashkatdhetarëve la një viktimë , Shpëtim Bajramin, 50-vjeç, të ekzekutuar me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka lidhje me trafikun e drogës, duke bërë të dyshohet për një arsye mjaft serioze të vrasjes.
Viktima, me origjinë nga Elbasani, dyshohet se kishte lidhje me trafikun e drogës dhe me autorin e vrasjes, një shqiptar 45-vjeçar. Ky i fundit iu dorëzua vetëm pak ditë pas vrasjes dhe deklaroi se nuk kishte asnjë motiv për të kryer aktin e rëndë.

Autori pretendon se ishte shok me viktimën dhe mes tyre kishte pasur një sherr të ashpër, që kulmoi me akuzat e kërcënime të viktimës për jetën e tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



