E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Ky është Can Karriçi që u ekzekutua në Kamëz
Lajme

FOTO/ Ky është Can Karriçi që u ekzekutua në Kamëz

Dëshmia e një vajze, kyç për hetimet. Viktima duhet të ishte në burg, por lëvizte i lirë dhe i armatosur

Mësohet se viktima, përpara se të gjendej i pajetë, mësohet se kishte qenë në shoqërinë e një vajze duke pirë kafe pranë lokal ‘G’.

I riu u gjet pa shenja jete nga forcat e policisë të lajmëruar nga kalimtarët brenda një makine me targa gjermane, në zonën e Kodër-Kamzës, në Tiranë.
Viktima, i cili është qëlluar me 4 plumba, ishte shok i ngushtë me Erigers Mihasin dhe Armand Dumanin, të cilët u ekzekutuan me breshëri kallashnikovi brenda një makine Audi të bardhë në zonën e Astirit pak javë më parë.

Can Kariçi, mik i Erigers Mihasit që u vra në Astir

Më 13 nëntor të këtij viti, në zonën e Astirit u ekzekutua me armë zjarri Erigers Mihasi, i cili ishte miku i Can Kariçit që u vra mbrëmë në Kodër Kamzë. Edhe pse Kariçi duhej të ishte në burg, minimalisht për “armëmbajtje pa leje”, kur u arrestua në shkurt të këtij viti, në rrethana ende të paqarta ai lëvizte i lirë.

Madje lëvizte sërish i armatosur, pasi burimet thanë mbrëmë se në makinën ku ai u ekzekutua, u gjet edhe një pistoletë, që dyshohet të jetë e viktimës, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në kohën kur Kariçi u arrestua në Laç, Policia po kryente kontrolle edhe në lidhje me vrasjen e Shkëlzen Kastratit në Fier.

Kjo ngjarje vuri në lëvizje Policinë dhe Prokurorinë për të identifikuar dhe arrestuar autorët e atentatit, duke i shtrirë verifikimet e kontrollet në disa qytete të vendit.

Në fund të muajit shkurt, forcat speciale RENEA zhvilluan kontrolle të befasishme në qytetin e Laçit, ku kërkimet u fokusuan në ambientet e një kompleksi.

Sipas burimeve, në këtë kompleks janë gjetur sende të paligjshme, ndërsa Policia ka shoqëruar 7 persona dhe ka arrestuar një tjetër. Mes të shoqëruarve ishte edhe pronari E.M. dhe miku i tij, pikërisht njëri nga viktimat e atentatit të nëntorit, Erigers Mihasi, i njohur për pjesëmarrje në disa ngjarje kriminale.

Ndërkohë, gjatë atyre kontrolleve në laç u arrestua Can Karriçi, të cilit iu gjet edhe një armë zjarri tip pistoletë. Erigers Mihasi ka qenë një ndër personat e dyshuar për grabitje e prindërve të Elton Çiçës, ndërkohë që dyshohej si personi kryesor që ka qëlluar me armë zjarri ndaj kushërinjve Mumajesi në Tiranë.

Gjithashtu, ai dyshohet se ka marrë pjesë në një ngjarje tjetër kriminale në vitin 2017 në Laç, ku ka mbetur i plagosur Rudolf Toma, punonjës në Bashkinë e Kurbinit

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.