E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foto/ Ky është polici që humbi jetën në Dhërmi, 12 orë në det duke patrulluar
Lajme

Foto/ Ky është polici që humbi jetën në Dhërmi, 12 orë në det duke patrulluar

Sinan Abilaliaj është punonjësi i Policisë Kufitare që humbi jetën mbrëmjen e sotme në Dhërmi.

56-vjeçari thuhet se ka qenë duke patrulluar kur ka filluar të mos ndihet mirë. Ai kishte 12 orë në det pasi kishte marrë turnin në orën 07:00 të mëngjesit dhe do ta dorëzonte në orën 19:00.

Por nga fundi i orarit të punës, nuk është ndjerë mirë dhe ka kthyer gomonen për të dalë në breg.

Qytetarët kanë raportuar se për shkak të mungesës së një moli për ankorimin e mjeteve lundruese, punonjësi i policisë është hedhur nga gomonia duke tentuar të dalë në breg me not.

Por për shkak të dallgëve dhe notit në ujin e ftohtë, ai ka pësuar atak kardiak dhe ka humbur jetën.

Trupi i 56 vjeçarit është transportuar në morgun e Spitalit të Vlorës, ku mjekësia ligjore do tregojë dhe shkaqet e humbjes së jetës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.