E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foto/ Ky është u riu që humbi jetën sot në aksident pranë kthesës së Rinasit
Lajme

Foto/ Ky është u riu që humbi jetën sot në aksident pranë kthesës së Rinasit

Gëzim Rizani, është i riu që humbi jetën në aksidentin tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm te kthesa e Rinasit

32-vjeçari po udhëtonte me një mjet tip “Skoda” kur u përplas me një kamion dhe një mjet tip “Benz” te Kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës. Ka dyshime se shkak për aksidentin tragjik ku humbi jetën 32-vjeçari është bërë një parakalim i gabuar prej tij.

Ai po udhëtonte bashkë me 3 pasagjerë, që mbetën të plagosur nga aksidenti tragjik dhe ndodhen në spital. 32-vjeçari Gëzim Rizani ishte nga komuna e Lipjanit, Kosovë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit tragjik.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.01.2024, rreth orës 07:20, te kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës, janë përplasur automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. B., 53 vjeç, automjeti kamion “Volvo”, me drejtues shtetasin A. R., 45 vjeç, dhe automjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin G. R., 32 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi G. R., dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët që ndodheshin me të, të cilët janë transportuar për në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.