FOTO-LAJM/ Autobusi përplaset me ndërtesën në Tiranë, dy të plagosur
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një autobus urban ka dalë nga rruga tek “Kthesa e Kamzës” duke hipur mbi trotuar dhe duke u ndalur te një mur i një ndërtese.
Autobusi ka aksidentuar dy persona, babë e bir, të cilët po ecnin në trotuar. Raportohet se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dyshimet janë se autobusi ka pësuar defekt teknik e për pasojë drejtuesi ka humbur kontrollin. Megjithatë, një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



