E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO-LAJM/ Ndërkohë që kryeministri kritikonte drejtuesit e policisë,  “cubat” hidhnin beton të pashqetësuar
Lajme

FOTO-LAJM/ Ndërkohë që kryeministri kritikonte drejtuesit e policisë, “cubat” hidhnin beton të pashqetësuar

Dy orë më parë kryeministi Edi Rama zhvilloi një takim me shefat e Policisë së Shtetit, ku folën rreth problematikave të shumta, por edhe ndërtimeve pa leje.

E teksa vijonte biseda mes Ramës dhe shefave të policisë në Dhermi dhe Drimadhë bëhet një masakër ambientale.

Në fotot e mëposhtëme  shikohet  betoni  që hidhet në mes të ditës dhe në mes të sezonit turistik. Punonjësit vijojnë punën të pashqetësuar nga asgjë.

Siç shihet edhe në foto ndërtimet janë pas asnjë kriteri, ndërsa është gërmuar mali, për të ngritur një ndërtesë.

Ngritja e ndërtesave kohët e fundit është bërë një shqetësim në vendin tonë. Kujtojmë që prej disa javësh vijon operacioni “Bregdeti Ynë”, ku policia dhe IKMT po punojnë për të bërë të mundur lirimin e hapsirave publike që janë zaptuar nga biznesmenët pa asnjë lloj të drejte.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.