E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foto-Lajmi /Sa pranë pushteti dhe paraja…
Publik News

Foto-Lajmi /Sa pranë pushteti dhe paraja…

Kjo foto nga protesta e sotme për Teatrin Kombëtar u bë virale në rrjet. Sipas komentuesve, ajo tregon se sa pranë janë pushteti dhe paraja.

Një grup policësh, me paga qesharake sa për të mbajtur frymën gjallë, janë të detyruar të mbrojnë pushtetin që abuzon me fuqinë e tij për të shembur një godinë simbol të Tiranës.

Ndërkohë aty pranë janë vendparkimet e një kompanie private, e cila u tha fillimisht se do ndërtonte teatrin e ri me një ligj të posaçëm.

Opozita dhe media e akuzuan qeverinë se po shemb teatrin për oligarkët. Për momentin nuk dihet se kush do e ndërtojë teatrin e ri, teksa transparenca për këtë çështje ka qenë zero.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.