FOTO/ Largohet për pak ditë pushimi/Ja pse ndihet në faj Sara Hoxha
Trashëgimtarja e Top Channel e cila që nga mometi që është bërë nënë nuk është ndarë asnjëherë nga vogëlushi i saj London.
Madje edhe në udhëtimet e shpeshta të saj, Londoni e ka shoqëruar gjithmonë.
Por duket se nuk ka ndodhur kështu herën e fundit. Sara Hoxha ka lënë Tiranën për të shëtitur shumë larg saj.
Trashëgimtarja e “Top Channel” besohet se ndodhet në Amsterdam, nga ku ka publikuar edhe një foto pak minuta më parë.
“Mund të duket sikur po kënaqem, por ndjenja e fajit prej nëne dhe ankthi i ndarjes nuk po më lënë të shijoj asgjë”,-shkruan ajo në foton e publikuar pak më parë.
Siç edhe kuptohet, fakti që ka lënë pas Londonin e ka mërzitur shumë.
Megjithatë si për ta qetësuar sadopak motra e saj e vogël, Redia nuk ka nguruar të komentojë duke theksuar se ‘Dondon’ është në duar të sigurta.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



