E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Maliq,  vrau djalin me çekiç, lihet në burg 77-vjeçari
Lajme

FOTO/ Maliq, vrau djalin me çekiç, lihet në burg 77-vjeçari

Është lënë në burg 77-vjeçari Shefki Bylykbashi pasi vrau djalin e tij me çekiç, 50-vjeçarin Hamdi Bylykbashin. 77-vjeçari doli sot para gjykatës ku ndaj tij u vendos masa “arrest në burg”.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në fshatin Zevdë.  Ndërkohë në seancën e zhvilluar në gjykatë ai u shfaq  tensionuar dhe kokëulur. Në sallë ai u dëgjua teksa tha se është në gjendje të mbaruar.

“Çfarë doni. Jam i mbaruar nga trutë”, ka thënë ai. Ndërkohë në sallë ishin të pranishëm edhe familjarë të tij.

SI U FSHEH NGJARJA
Ngjarja u raportua fillimisht si aksidentale, por pas hetimeve të thelluara nga grupi hetimor u zbulua se Shefki Bylykbashi vrau djalin e tij Hamdi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Korçës, ishte sjellë i pajetë shtetasi Hamdi Bylykbashi, 50 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim verifikimin e rastit.

Fillimisht familjarët e tij kanë deklaruar se 50-vjeçari, duke qenë në gjendje të dehur, ishte rrëzuar aksidentalisht në banesën e tij dhe për pasojë kishte marrë dëmtime në kokë. Nga hetimet e thelluara dhe provat e siguruara rezultoi se 50-vjeçari duke qenë në gjendje të dehur, është konfliktuar në banesë me babain, të cilin ka dashur ta hedhë në pusin e ujit në oborr.

Më pas 77-vjeçari, e ka goditur disa herë në kokë me mjete të forta (çekiç që përdoret për të thyer gurë), ku si pasojë e dëmtimit të rëndë, i biri ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës. Shefki Bylykbashi, akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.