E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Mbeti i vrarë aksidentalisht pas shkëmbimit të zjarrit mes një grupi bashkatdhetarësh, del fotoja e shqiptarit
Lajme

FOTO/ Mbeti i vrarë aksidentalisht pas shkëmbimit të zjarrit mes një grupi bashkatdhetarësh, del fotoja e shqiptarit

Personi që shihni në foto është Pëllumb Islami, 40-vjeçari që mbeti i vrarë aksidentalisht mbrëmë në një lokal në Athinë.

Kjo eshte foto  e shqiptarit, me profesion hidraulik, i cili ishte duke parë një ndeshje futbolli në lokal, kur pas një përleshje të dy grupeve rivale të disa shqiptarëve, mbeti i vrarë me armë zjarri. 40-vjeçari ishte nga Rusani i Delvinës, ndërsa u identifikua në morg nga vëllai i tij.

Njeri grup përbehej nga 4 dhe tjetri nga 3 shqiptarë. Ata dyshohet se janë nga jugu i Shqipërisë dhe konsiderohen persona me rrezikshmëri të lartë, të përfshirë në grupe kriminale të trafikut të drogës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.