Shkodranët triumfuan ndaj bardhebluve për javën e 13 të kampionatit kombëtar, teksa numrit një të shtetit nuk mund t’i shkonte vizita pa takuar edhe legjendën e futbollit shkodran.
Meta, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij kanë vizituar Sabah Bizin, duke shkëmbyer mendime frymëzuese. Në një postim të këtij mëngjesi, kreu i shtetit shprehet se edhe pas kaq vitesh, Sabah Bizi është frymëzues për brezat e rinj. Takimi me nipin e legjendës së futbollit shkodran dhe dëshirat e tij për të ardhmen, janë evidentuar nga numri një i vendit. Në fund edhe një kërkesë e presidentit për t’a bërë përsëri Vllazninë të madhe, si atëherë.
Postimi i plotë:
Një mbrëmje e jashtëzakonshme në Shkodër, me Legjendën Kuqezi Sabah Bizin dhe familjen e tij të mrekullueshme.
Legjenda frymëzon shumë fëmijë për t’u bërë si ai.
Une dje takova dhe Sabionin, nipin e tij, tepër i talentuar dhe me ëndrra të mëdha për futbollin.
Bëjeni Vllazninë përsëri të Madhe si atëherë!





