E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foto/Minatorët sërish në protestë para kryeministrisë
Lajme

Foto/Minatorët sërish në protestë para kryeministrisë

Ditën e sotme është zhvilluar protesta e radhës nga minatorët përpara kryeministrisë.

Kërkesat e protestuesve janë të njëjta: Status të veçantë dhe pension dinjitoze.

Ata kërkojnë miratimin e statusit te minatorit dhe pensione dinjitoze, kërkesa këto që janë shpalosur edhe në protestat e mëparshme.

“Zotërinj miratorë, ju përshëndes për pjesëmarrjen tuaj në protestën e fuqishme që po bëni dhe mjaft këmbëngulëse, pasi nuk po tërhiqeni për të drejtat tuaja.

Nuk jeni vetëm ju të vjedhur, por është vjedhur një popull i tërë nga këta maskarenjtë, që kanë bërë ligje antikushtetues për të vjedhur pensionistët.

Këta kanë shtuar në ligj nenin 9/13, që është kundër nenit 79, i cili është detyrim ligjor që të mbrohen kontributet, prandaj iu bëj thirrje deputetëve, kryetares së parlamentit, që të pastrojnë ligjet nga nenet 9/13, që janë kundër nenit 79.

Këta janë kundër popullit, këta duhen hetuar nga SPAK, ky është një krim shtetëror kundër popullit, kundër njerëzve të punës, nga shteti i së drejtës, që në fakt është shteti që ‘rrjep’ qytetarët dhe i vjedh ato çdo ditë,” thanë minatorët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.