E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Ministrat e Ramës , shkojnë me autobus drejt Kosovës
Lajme

FOTO/ Ministrat e Ramës , shkojnë me autobus drejt Kosovës

Shqipëria po kalon një nga krizat më të rënda ekonomike në dekada.

Çmimet e karburanteve janë ndër më të lartat në botë, ndërsa qeveria e ka ngarkuar naftën me një numër të lartë taksash.

Por edhe pse në këtë situatë të papërjetuar më parë, qeveria vazhdon makijazhin dhe propagandën.

Edi Rama ka mbushur një furgon me të gjithë ministrat e tij dhe i ka nisur  për në Kosovë. Duke kursyer naftë, dhe taksën e rrugës .

Për ironi, vetë Rama fluturon me një avion personal, duke qenë i vetmi kryeministër i një vendi kaq të varfër, që ka një avion të Air Albania në dispozicion për lëvizjet e tij.

Po ashtu edhe kryeministrat lëvizin me makina të rënda dhe helikopterë.

Por tani është koha për shfaqje…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.