FOTO/Në Elbasan filloi blerja e votave
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka postuar disa foto në Facebook dhe thotë se në Elbasan ka filluar blerja e votave, bashkë me fushatën elektorale.
Postimi i plotë i Boçit:
SKANDAL!
Ja si e hap fushatën elektorale PS në Elbasan.
Fillon e blen vota që ditën e parë.
Me anë të Bashkisë me mbikqyrjen e policisë bashkiake, me lista, shpërndajnë qeset me ushqime për t’i marrë më të vobektëve më pas votën.
Pamjet shokuese janë marrë tek qendra ekonomike e arsimit.
Gjithçka në mes të ditës e në mes të njerëzve.
I gënjejnë me një grusht ushqimesh sot për t’i marrë erzin, shpirtin, jetën e gjithçka nesër, këtyre e gjithë shqiptarëve.
Kjo pra është faza e parë e blerjes së votës.
Faza e dytë është me para kesh në dorë.
Këto janë zgjedhjet demokratike që kërkon të imponojë regjimi!!!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



