Foto nga aksidenti, shikoni ku ka përfunduar makina që doli nga rruga
Makina ku po udhëtonin 6 anëtarët e familjes ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Bushkash.
Policia dhe ambulanca që mbërritën në vendngjarje i dërguan të plagosurit në Spitalin e Burrelit dhe më pas janë nisur me helikopter drejt Tiranës.
Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor po hetojnë shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:
Reth orës 06.30, në aksin rrugor Burrel-Ulëz, në vendin e quajtur Bushkash, shtetasi Z. Ç., duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes së mjetit nga rruga është lënduar drejtuesi i mjetit dhe 5 pasagjerë të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



