E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/Ngjarja e rëndë në Ballsh/ Ky është 33-vjeçari që vrau gruan dhe motrën e saj
Lajme

FOTO/Ngjarja e rëndë në Ballsh/ Ky është 33-vjeçari që vrau gruan dhe motrën e saj

Personi në foton e mëposhtme është Gazmend Musta, 33-vjeçari që vrau ditën e sotme në Ballsh gruan e tij dhe motrën e saj.

Gazmend Musta ka qëlluar me thikë gruan e tij Gentjana Musta 31-vjeç dhe motrën e saj Milisa Caushaj, 18 vjeç.

Policia njoftoi se vrasja kishte ndodhur për motive banale. 31-vjeçarja kishte dashur të shkonte te prindërit, por Gazmendi nuk e kishte lejuar.

Në gjendje të dehur, ai ka marrë thikën dhe në prani të dy fëmijëve të mitur, ka vrarë gruan dhe kunatën.

Gruaja ka ndërruar jetë në vend, ndërsa kunata vdiq rrugës për në spital.

33-vjeçari Gazmend Musta jetonte në Greqi si emigrant, ndërsa ishte rikthyer së fundi për festa. Policia ka bërë menjëherë arrestimin e tij në flagrancë.

Njoftimi i policisë:

Mallakastër
Informacion paraprak

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G.M, 34 vjeç.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se në gjendje të dehur, rreth orës 17.30 në banesën e tij në Ballsh, për motive të dobëta, ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen G.C, 31 vjeçe si edhe motrën e bashkëshortes, shtetasen M.C, 18 vjeçe, të cilat kanë ndërruar jetë në vend.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.