E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/Niko Goro, biznesmeni që u vra nga elektriçisti sepse nuk i dha 70 mijë euro për instalimet në hotel
Publik News

FOTO/Niko Goro, biznesmeni që u vra nga elektriçisti sepse nuk i dha 70 mijë euro për instalimet në hotel

 

Personi që shikoni në foton e mësipërme është biznesmeni dhe ndërtuesi i njohur himariot Niko Goro, i cili u vra mëngjesin e sotëm me 5 plumba kallashnikovi, nga autori i dyshuar Kliti Leka. Ngjarja ka ndodhur në orën 08.55.

Mësohet se 53 vjeçari nga Tirana Kliti Leka e ka qëlluar për vdekje Niko Goron pasi ky i fundit i kishte një borxh prej 70 mijë eurosh. Kliti Leka ishte elektriçist dhe kishte krijuar një grup pune, të cilët marrë përsipër kryerjen e të gjitha instalimeve elektrike në hotelin e dytë që Goro po ndërtonte në Himarë. Mirëpo, mos dhënia e këtyre parave dhe debatet e vazhdueshme me biznesmenin, kanë bërë që Leka ta ekzekutojë atë.

Ky borxh që Niko Goro i kishte elektriçistit Kliti Leka dihej dhe nga banorët e zonës pasi viktima dhe autori kishin debatuar disa herë. Një orë pas ngjarjes, 53 vjeçari është prangosur nga Policia në fshatin ‘Livadh”. Ndërkohë, e plagosur ka mbetur dhe motra e Niko Goros, Eftiqi Qesko, 57 vjeçe, e cila ka dalë para plumbave për të mbrojtur të vëllanë.

“Si rezultat i reagimit në kohë dhe ndjekjes së pandërprerë të autorit, u bë e mundur që në vendin e quajtur “Livadhet”,  të kapjen dhe prangosej autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi  Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë. Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të  krimit, armë zjarri kallashnikov  dhe automjetin me të cilin u largua autori. Autori po shoqërohet për në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.