FOTO/ Përshihet nga flakët një banesë në Korçë
KORCE
Një banesë private është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në Korçë. Ngjarja në fjalë është regjistruar në lagjen nr.1 në vendin e quajtur ‘Cezmat e reja’.
Zjarri si fillim ka përfshirë oxhakun e banesës 2-katëshe dhe më pas është përhapur në dhe katin e dytë.
Pasi u sinjalizuan për ngjarjen, 3 zjarrfikëse mbërritën në banesën në fjalë, ndërsa bënë të mundur shuarjen e flakëve. Aktualisht nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale, pa pasoja në njerëz.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



