E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Personi që ‘garantonte’ fitimin e vizave amerikane
Lajme

FOTO/ Personi që ‘garantonte’ fitimin e vizave amerikane

Renato Nasto, me grupin e tij kriminal, kishte krijuar një skemë të mirëfilltë për të zhvatur qytetarët për të përfituar viza amerikane. Për të pasur sukses, në aplikimet që agjencia e tij bënte, të dhënat që hidheshin në sistem nuk ishin reale. Që aplikimi të bëhej sa më bindës dhe i besueshëm, shtoheshin detaje si profesione më të kualifikuara dhe specializime të ndryshme. Në këtë formë kanë mundur të marrin viza shumë persona në ambasadën amerikane, pasi vetë Nasto mësonte se si të silleshin në intervista. Paratë, aplikantët i dorëzonin pasi merrnin vizat dhe Nasto paraqitej para këtyre klientëve si person që ka njohje të brendshme në ambasadë, duke dalë kështu garant për marrjen e vizës. Në rrjetet sociale, Renato Nasto reklamonte vizat amerikane të tijat, të familjarëve të lidhur dhe personave të tjerë bashkëpunëtorë të grupit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.