E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foto/Peshkaqeni 3.5 metra i gjatë del në bregdetin e Orikumit
Lajme

Foto/Peshkaqeni 3.5 metra i gjatë del në bregdetin e Orikumit

 

Një peshkaqen me gjatësi prej 3.5 metrash është kapur sot në bregdetin e Orikumit, duke shkaktuar habi dhe shqetësim mes banorëve dhe peshkatarëve vendas.

Sipas peshkatarëve, ky lloj peshkaqeni njihet për përmasat e tij të mëdha dhe zakonisht qëndron në zona të thella të detit, duke lundruar deri në 70 metra thellësi. Kjo e bën shfaqjen e tij pranë bregut një ngjarje të rrallë dhe të pazakontë.

“Ky peshkaqen është i një lloji që nuk afrohet kurrë pranë bregut. Zakonisht e hasim në rrjetat tona vetëm në bregdetet jugore dhe në zona shumë më të thella,” thanë peshkatarët, të cilët treguan se peshkaqeni kishte rënë edhe më parë në rrjetat e tyre.

Ngjarja ka nxitur diskutime mes komunitetit të peshkatarëve mbi shkaqet që mund të kenë çuar peshkaqenin drejt bregut, duke përfshirë ndryshimet në temperaturën e ujit, lëvizjet e pazakonta të peshqve ose faktorë të tjerë mjedisorë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.