E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Plagosi gruan me thikë më pas qëlloi veten, Lulëzim Nanaj nga Tepelena arrestohet në spital
Flash

FOTO/ Plagosi gruan me thikë më pas qëlloi veten, Lulëzim Nanaj nga Tepelena arrestohet në spital

Është arrestuar në spital shtetasin Lulëzim Nanaj nga Tepelena. Ky i fundit ditën e djeshme plagosi me thikë bashkëshorten e tij Floreta Nanaj dhe më pas qëlloi edhe veten e tij. 42-vjeçari kreu krimin pas xhelozisë që kishte për gruan e tij. Ngjarja ndodhi në banesën e çiftit, pas një konflikti të momentit. Aktualisht burrë e grua ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë

Goditi bashkëshorten, me mjet prerës (thikë), dhe më pas dëmtoi veten, vihet në pranga 42-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin L. N., 42 vjeç, banues në Tepelenë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ditën e djeshme, dyshohet se pas një konflikti të çastit në banesë, në lagjen “Selam Musai”, Tepelenë, ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen F. N., 40 vjeçe dhe më pas ka dëmtuar dhe veten. Të dy këta shtetas ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet në ngarkim të shtetasit L. N. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.