E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Policia aksion për arrestimin e dhunuesit të avokatit, por ai humb gjurmët
Lajme

FOTO/ Policia aksion për arrestimin e dhunuesit të avokatit, por ai humb gjurmët

Personi që shihni në fotografi është Mond Voga, një dy të dyshuarit për dhunën ndaj avokatit Ilia Ilia, paraditen e sotme në Durrës.

Mësohet se pas sulmit, efektivë të policisë kanë mësyrë në banesën e tij në Fushë-Krujë, por nuk e kanë gjetur aty.

Burime policore thanë se ka qenë vetë avokati, i cili u ka thënë efektivëve se një nga dy personat që e sulmoi ka qenë Mond Voga.

Pas kësaj, policia ka organizuar një aksion për ndalimin e Vogës, por deri më tani nuk kanë mundur të lokalizojnë.

***

FOTO/ Flet avokati që u dhunua në Durrës: Prokurori që ma bëri këtë do ta paguajë shtrenjtë

Goditet dhe dhunohet nga dy persona ende të paidentifikuar avokati Ilia Ilia. Ngjarja ka ndodhur para prokurorise se Durresit, në rrethana që ende presin të sqarohen. Avokati dyshon se dy personat kane ardhur ne emer te prokurotit Arjan Ndoji.

Avokati Ilia Ilia

Avokati Ilia Ilia

Dy avokatët kishin nje debat ne sallen e gjyqit diten e djeshme. “Pas debatit ai me kercenoi. Pasi te mjekohem po shkoj ne polici te bej denoncimin”, ka thënë avokati.

Ilia ilia avokat i njohur, ka pasur ceshtje te rëndësishme, ka mbrojtur grupin e Shijakut dhe ka qenë edhe avokat i Lul Berishes.

Avikati shprehet: “Isha duke dal nga prokuroria në momentin që dy persona me dolën përpara dhe më than ti je filani?! Po i thash, ça ke që ke debatuar me Arjan Ndojin prokurorin. Ti je i fortë?! Aty më qëlluan me grusht dhe dyshojnë kishin dorezë hekuri. Më pas shkova i gjakosur tek prokurori Ndoj dhe i thash që do ta paguash shtrenjtë këtë. Kam bërë kallëzim në polici dhe prokurori. Strukturat shtetërore duhet të veprojnë të arrestojnë Ndojin”./Panorama

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.