E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foto-Protesta e 8 janarit/ Një datë e errët në historinë e PD-së
Lajme

Foto-Protesta e 8 janarit/ Një datë e errët në historinë e PD-së

Sot, një vit më parë, Lulzim Basha, në atë kohë kryetar i PD-së, u ngujua në seli bashkë me një grup deputetësh pasi e blindoi me dhjetëra ton hekur.

Protesta e 8 janarit të vitit 2022, u thirr nga lideri historik, Sali Berisha, i cili përjashtua nga Lulzim Basha në shtator të vitit 2021.

Mijëra militantë u mblodhën përpara selisë, pas disa dhjetëra foltoreve, që sollën një proces kundër Lulzim Bashës që u mbyll me një Kuvend Kombëtar në dhjetor të vitit 2021.

Kjo ditë do të shënohet si një ditë e errët për PD-në dhe demokratët  shqiptarê. Goditjet me gurë dhe sende të forta  ndaj  pjesës që ishin brenda  selisë u transmetua live nga media dhe skenat ishin të turpshme dhe aspak dinjitoze për një  parti që ka qeverisur rreth dy dekada vendin dhe e ka integruar ne NATO.

Basha  nuk donte të linte karrigen e tij dhe selinë blu pas Kuvendit të 11 dhjetorit ku u shkarkua së bashku me mbështetësit e tij.

Lulzim Basha u mbyll brenda në seli, së bashku me disa kokrra deputetësh, që e mbështesnin në misionin e tij përçarës.

Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Ervin Salianji, Grida Duma, Agron Gjekmarkaj, Ferdinand Xhaferraj, ishin disa prej përçarësve, të cilët qëndronin krah Bashës dhe shihni si dhunoheshin dhe rrezikohej jeta e demokratëve.

Qindra forca policie mbërritën në seli për të ndaluar tensionet, duke i përzënë me ujë dhe gaz lotësjellës dhe duke shoqëruar në polici dhjetëra protestues që kërkonin të drejtën për të hyrë në selinë e PD-së, e cila që nga themelimi i saj është kosnideruar si shtëpia e tyre.

Demokratët ishin në një terror psikologjik dhe fizik, pasi po përballeshin me një grusht tradhtarësh dhe dhunues të komanduar nga ish-kryetari, që për vite me radhë i kishte dhënë vetëm humbje në seri kësaj force politike.

Përveç dështimit dhe mbajtjes së karriges për interesat e tij personale, Lul Basha në 8 janar i dhunoi fizikisht dhe psikologjikisht.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.