Foto/ Qytetarët e Vlorës nuk ‘zënë’ mend, në rradhë për të paguar ujin pa masa mbrojtëse
Numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë zyrtarisht ka shkuar në 12.
Qeveria shqiptare me të drejtë ka bllokuar grumbullimet, Baret, restorantet dhe sportelet… Por duhet urgjent të pezullojë pagesën e gjobave, taksave dhe detyrimeve të tjera financiare, skadencën e dokumentave të tjera përfshirë dhe dokumentat e identifikimit, pagesat e taksave të makinave pra shtyrjen e afatit të pagesave. Njerëzit nuk mund të grumbullohen si në ditë të zakonshme. JEMI NË LUFTË dhe ato qytete apo shtete që po e fitojnë këtë betejë kanë ndaluar gjithcka duke lejuar hyrjen në markete me njerëz që hyjnë një e nga një me distancë 2 metra. #fitojmëluftëndukendenjurnështëpi
Qytetarët e Vlorës nuk i tremben rrezikut që u kanoset dhe në këtë foto shihet se ata janë vendosur në rradhë pa ruajtur distancë dhe pa maska mbrojtëse për të paguar faturën e ujit të pijshëm pranë zyrave të UKV.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli përmes një deklarate për shtyp bën me dije se janë kryer edhe 43 teste të reja nga të cilat vetëm 2 kanë rezultuar pozitive me koronavirus, duke e çuar në total numrin e te prekurve ne 12.
Njëri prej tyre është i lidhur me pacientin e parë të identifikuar, ndërsa rasti tjetër është një i moshuar në Lushnje, 73 vjeç me një histori udhëtimi në Itali. Të dyja rastet janë në vetëizolim dhe në gjendje të mirë shëndetësore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




