E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/  Rakipi dhe Rehovica, nuk do jenë   më  në Kuvend. Emrat e rinj
Lajme

FOTO/ Rakipi dhe Rehovica, nuk do jenë më në Kuvend. Emrat e rinj

Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica nuk do të jenë më deputetë. Ky është vendimi që mori sot KQZ-ja pas kërkesës së bërë nga Prokuroria e Përgjithshme.

Ata akuzoheshin se nuk kishin deklaruar të kaluarën e tyre në Itali. Pas largimit të tyre, në listë për tu bërë deputetë janë një burrë e një grua.

Vendin e Aqif Rakipit si deputet i PDIU-së do ta marrë, Dritan Bici, ish-kryebashkiak i Gramshit dhe i njohur për disa bëma të tij.

Ndërsa vendin e Gledion Rehovicës, si deputet i LSI-së do ta marrë Silva Caka, ish-deputete e legjislaturës së kaluar, që nuk mundi të zgjidhej në zgjedhjet e qershorit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.