E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foto/ Sherr mes të rinjsh, plagoset me thikë 15-vjeçari
Publik News

Foto/ Sherr mes të rinjsh, plagoset me thikë 15-vjeçari

Një konflikt mes të rinjsh ka përfunduar me plagosjen me thikë të një 15-vjeçari në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:45 në bulevardin “Zhan Dark” në kryeqytet.

Sipas policisë, një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me thikë 15-vjeçarin me iniciale J.K. i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:45, në bulevardin “Zhan D’ark” dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me një mjet prerës (thikë) shtetasin e mitur me iniciale J. K., rreth 15 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekut. Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.