E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Shqiptarët plantacion kanabisi në malet e Spanjës
Lajme

FOTO/ Shqiptarët plantacion kanabisi në malet e Spanjës

Një operacion i koduar “Sorbe” i policisë spanjolle ka çuar në pranga katër persona si autorë të dyshuar të kultivimit të marijuanës.

 

 

Një plantacion me 4 600 bimë marijuanë është asgjësuar në faza të ndryshme të rritjes.

Operacioni, i cili ka lejuar arrestimin e katër personave në komunën Semillas (Guadalajara) u krye falë hetimeve të kryera nga agjentët që bënë të mundur zbulimin e plantacionit të marijuanës në brigjet e lumit Sorbe, nga ku edhe mori emrin operacioni.

Droga ishte mbjellë në një terren të vështirë për t’u arritur nga policia. Plantacioni kishte një sistem të përkryer vaditjeje, ku uji merrej nëpërmjet lumit.2Droga ishte mbuluar nga sipër në mënyrë që të mos dëmtohej nga breshëri.

Njëri prej personave të arrestuar kur vuri re praninë e agjentëve të policisë, tentoi të arratisej por u ndalua edhe falë ndërhyrjes së një helikopteri të Gardës Civile, pjesëmarrës në operacion për shkak të terrenit të vështirë.

1Pas aksionit, u arrestuan shqiptarët me iniciale G.S., F.L., F.A., dhe A.R., midis moshave 26 dhe 35 vjeç.

212019-09-21_Op_Sorbe_02

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.