FOTO/ Skandaloze, Mirela Kumbaro jep leje për ndërtimin e një lokali në Parkun e Butrintit
Drejtori i Parkut Arkeologjik, Gjergji Mano bën të ditur per median se leja për ndërtimin brenda zonës së mbrojtur është dhënë nga Ministria e Kulturës.
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro në vend që të mbrojë kulturën dhe trashëgimninë arkeologjike ka dhënë lejen për ndërtimin e një lokali brenda Parkut të Butrintit, një zonë arkeologjike mbrojtur me ligj dhe ku nuk lejohet asnjë lloj ndërtimit, duke shkelur edhe UNESCO-n. Pamjet e nisjes së punimeve për ndërtimin e një lokali në brendësi të zonës së mbrojtur janë bërë publike sot.
Ndërtimi po bëhet pranë një muri prehistorik, i cili daton në shekullin e 7-8 para Krishtit. Në brendësi të zonës së mbrojtur po ndërtohet një bar-kafe. Objekti po ndërtohet në Akropolin e qytetit të lashtë të Butrintit, pranë Kullës Veneciane, e cila është më e larta në Butrint.
Ndërsa firma që ka fituar tenderin për ndërtimin e këtij objekti është Hako sh.p.k. Sipas UNESCO brenda parkut arkeologjik nuk lejohet asnjë lloj ndërtimi, përveç punimeve për mirëmbajtje dhe restaurim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



