FOTO/ Skënderbeu kryeson. Rezultatet dhe renditja e Superiores
U luajtën sot 3 prej ndeshjeve të javës së dytë të Superligës, teksa Flamurtari-Kukësi do të zhvillohet në orën 19:00.
Skënderbeu përmbysi jashtë fushe Laçin. Golit të Nwabeuze në pjesën e parë të kurbinasve iu kundërpërgjigjën në të dytën Bregu dhe Otto John.
Me fitoren 2-1 korçarët ngjiten në krye të renditjes me pikë të plota, në pritje të ndeshjes që do të zhvillojë Kukësi.
Dy ekipet që vijnë nga Kategoria e Parë, Bylisi dhe Vllaznia, e mbyllën pa gola sfidën mes tyre të zhvilluar në Ballsh.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



