FOTO / SPAK vë në pranga një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Artan Lames

 Kush ështe DRITAN Stoka

Nga hetmet e SPAK ka rezultuar se Stoka dhe ish-zyrtarët e tjerë të Kadastrës kanë kryer favore për pronat në këmbim të blerjes së votave. Sigurisht që favoret për pronat Stoka nuk ka bërë pa ndihmën e bashkëpunëtorit të tij, Artan Lame. 

Theksojmë se Artan Lame është nën hetim nga SPAK pas disa kallëzimeve të bëra për regjistrime të ndryshme, pas urdhrave verbalë të firmosur prej tij ndaj drejtuesve të institucionit, për të kryer veprime në shkelje të ligjit.

Hetimet e SPAK/ Në pranga një nga bashkëpunëtorët e

Artan Lame

Me urdhër të SPAK kanë rënë në prangat e policisë Dritan Stoka, zyrtar i lartë i Kadastrës në kohën kur ky institucion drejtohej nga Artan Lame.

Dritan Stoka njihet nga të gjithë si nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Artan Lames, madje edhe si krahu i tij i djathtë. Zullumet për abuzimet me pronat nga jugu në veri mesa duket i kanë bërë bashkë, pasi Dritan Stoka akuzohet për korrupsion pasiv dhe shitblerje votash.

Publikuar nga Publik Media