E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Studentët  ecin të heshtur për vrasjen e Arielës
Lajme

FOTO/ Studentët ecin të heshtur për vrasjen e Arielës

Studentët e fakultetit të Drejtësisë janë nisur në një marshim të heshtur nga shkolla e tyre drejt vendit ku u vra Ariela Murati.

Qindra studentë i janë bashkuar protestës së heshtur kundër vrasjes së vajzës së re që ishte në vitin e 3-të të studimeve në Fakultetin e Juridikut në Tiranë.

Mesditën e së dielës, Alsidon Belulaj do të qëllonte me 4 plumba studenten Ariela Murati, në derën e fakultetit të Mjekësisë në zonën e rrugës së ‘Dibrës’.

Ai më pas do të qëllonte edhe veten. Vajza e re nga Fieri do të humbte jetën në vend, ndërsa djali ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.