Sulmi është i kërcënues dhe jo më përmes ekraneve virtuale por fizikisht. Për fat të mirë në momentin e sulmit, në makinë nuk ka pasur njeri.
Personi që ka kryer sulmin ka tentuar ta shantazhojë edhe disa herë të tjera Lubonjën, duke e sharë indirekt apo duke bërtitur nëpër shkallë, por analisti nuk e ka denoncuar atë në Polici, për shkak se njihet si person me probleme të shëndetit mendor.
Personi është arrestuar nga policia dhe ndaj tij është nisur procedimi penal. Nga hetimi i deritanishëm, personi nuk ka deklaruar për probleme personale por politike me publicistin e njohur.
Mesa duket qëndrimet kritike të Lubonjës dhe sulmet e shpeshta verbale të Kryeministrit ndaj tij kanë ndikuar në aktin e dhunshëm.
Fakti që ngjarja ka ndodhur mesnatën e 1 korrikut, një ditë pas zgjedhjeve, konfirmon motivet politike te dhunës.



