FOTO/ Survejmi i Bashës, deputetët e PD tek Policia e Shtetit
Dihet që personalitetet në vend ruhen nga Garda dhe jo nga policia. Paloka, Alibeaj dhe Noka zhvilluan më herët një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Sot u raportua se çdo lëvizje e kreut të PD-së, Lulzim Basha, dhe familjarëve të afërt të tij, prej disa kohësh monitorohen 24 orë në 24 nga segmente të caktuara të Policisë Operacionale.
Survejimi i plotë i familjes Basha ka ardhur menjëherë pas denoncimit në media nga opozita i audio-përgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Pas këtij lajmi ka reaguar edhe vetë Lulzim Basha. “Në çdo rrethanë do vijoj aktivitetin tim opozitar”, është shprehur ai.
Ndërkohë, kreu i PD-së ka mbledhur edhe kryesinë e grupit parlamentar dhe një pjesë të krerëve të degëve.
Pasi ka kapur një pjesë të medias, Xhafaj duket se ka vendosur të mbajë nën vëzhgim edhe kreun e opozitës, Lulzim Basha.
Lajmi i bërë publik sot nga gazeta ‘Panorama’, nuk është mohuar nga vetë Basha. Xhafaj duket se ka urdhëruar sektorin e Njësisë Operacionale në Policinë e Shtetit që të mbajë nën vëzhgim kreun e PD-së.
Duket se Xhafaj kërkon të hakmerret ndaj opozitës për skandalin e tij.
Por kush është njësia Operacionale e Policisë së Shtetit, të cilën Xhafaj e ka urdhëruar për të mbikëqyrur Lulzim Bashën?
Njësia Operacionale është një sektor i veçantë në strukturën e Policisë së Shtetit.
‘Strukturat Speciale Operacionale janë forca rezervë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që kanë për mision kryerjen e operacioneve të sigurisë së veçantë dhe zgjidhjen e situatave, të cilat nuk mund të përballohen nga shërbimet e tjera të Policisë, ekzekutimi i të cilave kërkon personel të përgatitur dhe të pajisur në mënyrë të posaçme dhe dhënia e ndihmës në rastet e emergjencave civile dhe aksidenteve, për mbrojtjen e jetës dhe pronës’, shkruhet në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.
Dihet që edhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është një njeri i Fatmir Xhafajt dhe është vendosur nga ministri i Brendshëm, pikërisht për ta urdhëruar.
Duket se këtë herë, me survejimin e kreut të opozitës, Fatmir Xhafaj ka vendosur të sillet si hetues i diktaturës në të cilën ka shërbyer disa vite.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




