E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Të afërmit e çiftit shqiptar japin lajmërimin e rëndë
Publik News

FOTO/ Të afërmit e çiftit shqiptar japin lajmërimin e rëndë

Familja, miq, të afërm do i japin lamtumirën e fundit nëser, më 4 janar çiftit me origjinë shqiptare që u vranë në përvjetorin e tyre të parë të martesës, pak orë para ndërrimit të viteve më 31 dhjetor.

Lajmin e kanë bërë me dije të afërm të çiftit Veton dhe Lindita Musait. Babai i kësaj të fundit është autori i dyshuar i krimit, i cili ndodhet në gjendje kritike në spital pasi qëlloi edhe veten, kur i mori jetën të bijës në verandën e shtëpisë së saj. Ndërsa dhëndri i tij ndërroi jetë disa orë më vonë në spital.

“Për të gjithëve. Do të bëj komente të mëtejshme së shpejti. Sidoqoftë, ju lutemi gjeni më poshtë detaje për funeralin e Vetonit dhe Linditës. Të gjithë janë të mirëpritur të vijnë të përcjellim në banesën e fundit dhe për të bërë homazhet”, shkruan kushëriri i Vetonit në Facebook.

Ndërsa Fatima Musai, që dje e quante Vetonin vëllanë e saj të vogël, lajmëron po ashtu detajet e ceremonisë së varrimit dhe thotë se nesër do i jepet lamtumira e fundit dy engjëjve.

Motivi i ketij krimi nuk dihet ende pasi gjendja kritike shendetesore e autorit po veshtireson punen e policise per te zbardhur ngjarjen.

VETON1VETON2VETON3

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.