E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/Tenton të parkojë, përfundon në lumin Gjanicë
Lajme

FOTO/Tenton të parkojë, përfundon në lumin Gjanicë

Një aksident ka ndodhur në qendër të Fierit, aksident ndryshe nga të tjerët. Ja ç’i ka ndodhur një “Benz”-i  që është munduar të parkojë në një kantier ku një firmë po rehabiliton lumin Gjanica. Siç duket nga fotoja, frenat nuk i kanë mbajtur dhe ka rrëshqitur në një karpat betoni duke përfunduar brenda lumit. Brenda në mjet ndodhej një çift të moshuarish, sipas Faxnews.

Fatmirësisht nuk janë dëmtuar dhe menjëherë ka mbërritur Policia që i ka dhënë ndihmë për të dalë nga makina në lumin Gjanicë. Në vendin e ngjarjes shkoi edhe ambulanca

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.