E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Trafik droge në Athinë, arrestohet grekja në kërkim shqiptari
Lajme

FOTO/ Trafik droge në Athinë, arrestohet grekja në kërkim shqiptari

Një greke 44-vjeçare u arrestua nga policia në Atika për transportimin e sasive të mëdha të drogës për në tregun e brendshëm grek. Mësohet se në kërkim është bashkëpunëtori i saj, një 36-vjeçar shqiptar.

Gjatë hetimeve kundër kriminalitetit në zonë, organet e hetimit kanë zbuluar aktivitetin e tyre kriminal në trafikimin e sasive të konsiderueshme të drogës në rajonin perëndimor të Atikës.

Shtëpia e gruas shërbente si bazë magazinimi i lëndës narkotike ndërsa futej kryesisht nëpër kavanoza.

Në total, policia ka sekuestruar 4 kg kanabis, rreth 200 gram heroinë, tre telefona celularë dhe një makinë.

E arrestuara u dërgua në Athinë për t’u njohur me masën e sigurisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.