E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ U gjet  i vdekur në pikën kufitare të Jarinjës…
Lajme

FOTO/ U gjet i vdekur në pikën kufitare të Jarinjës…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në pikën kufitare të Jarinjes, ku një zyrtar i policisë së Kosovës është gjetur i vdekur.

Ka qenë zv.Drejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani i cili ka njoftuar se polici Rexhep Sejdiu u gjet i vdekur këtë mëngjes. Ai tregoi se ishin kolegët ata të cilët gjetën Sejdiun, babain e dy fëmijëve, të pajetë në shtratin ku dhe ishte shtrirë për të pushuar.

Ndërkohë pritet që ditën e hënë t’i bëhet autopsia, ndërkohë dyshohet se vdekja të ketë ardhur për shkaqe natyrale.

“Rreth orës 07:20 është gjetur i vdekur zyrtari policor, gjatë ndërrimit në Jarinjë. Kolegët e kanë gjetur të vdekur, disa orë pasi ishte shtrirë për të pushuar. Ka qenë duke pushuar në vendin e tij të punës. Të hënën do i bëhet autopsia. Ka shumë gjasa që vdekja të jetë natyrale. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër”, tha Elshani.

Lidhur me këtë humbje ka reaguar edhe ministri Xhelal Sveçla i cili përmes një postimi në rrjetet sociale i ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe kolegëve të efektivit Rexhep Sejdiu.

Ministri shkruan se Sejdiu do të mbahet mend gjithmonë si zyrtari i përkushtuar, i palodhur, i cili një vit më parë rezistoi me qëndrueshmëri bllokimit 19 ditor në Jarinje pasi kishin arrestuar ish-zyrtarin policor Dejan Pantic.

“Me pikëllim të thellë kam pranuar lajmin e ndarjes nga jeta të Zyrtarit Policor Rexhep Sejdiu gjatë kohës që ishte në detyrë në Stacionin e Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit në Jarinje.

Rexhep Sejdiun do ta kujtojmë si zyrtar të përkushtuar e të palodhur, të angazhuar në luftë kundër çdo kriminaliteti veçanërisht viteve të fundit në veriun e vendit tonë si pjesëtar i Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të kufirit. Bashkë me kolegët e tij, Rexhepi para një viti i rezistoi me qëndrueshmëri bllokimit 19 ditor në Jarinje pasi kishin arrestuar ish-zyrtarin policor Dejan Pantic.

Zyrtari policor Rexhep Sejdiu do të mbetet përherë në mendjet e të gjithë neve që kishim fatin ta takonim gjithnjë në nivel të detyrës e kolegëve që punuan e shërbyen çdo ditë bashkë me të.

Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së tij, nënës, bashkëshortes e fëmijëve të tij. Të gjithë kolegëve e Policisë së Kosovës për humbjen e pjesëtarit të tyre”, shkruan ministri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.