E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foto/ U zhduk në mënyrë të mistershme, gjendet i pajetë 51-vjeçari shqiptar në Greqi
Lajme

Foto/ U zhduk në mënyrë të mistershme, gjendet i pajetë 51-vjeçari shqiptar në Greqi

Autoritetet policore në Selanik kanë gjetur të pajetë 51-vjeçarin shqiptar Ylli Mera i cili u raportua i zhdukur të dielën.

Sipas mediave greke, trupi i tij i pajetë u gjet në një zonë pyjore të Arethousa-s, në Selanik, ku kishte shkuar me një 59-vjeçar grek për të prerë dru.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, 51-vjeçari shqiptar ka mbetur i plagosur gjatë punës për prerjen e dryve me sharrë elektrike. Ai ka marrë plagë në kofshë dhe më pas ka gjetur vdekjen nga gjakderdhja, por dhe mos dhënia e ndihmës.

Mësohet se i plagosur kishte mbetur edhe 59-vjeçari, të cilët punonin së bashku.

Por 59-vjeçari është larguar nga zona ndihmën e të birit dhe nuk e kanë ndihmuar shqiptarin.

Pasditen e djeshme u zbulua se ai e kishte lënë të mbuluar në gjak shqiptarin por ka deklaruar per hetuesit se nuk e kishte bere me qellim.

Por nga hetimet rezultoi se 59-vjeçari i ka hedhur në rrugë edhe celularin 51-vjeçarit për të mos kerkuar ndihme.

59-vjeçari dhe djali i tij janë arrestuar nga policia dhe ndaj tyre pritet te ngrihen akuza zyrtare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.