E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Vera Grabocka grua me fat, Timo Flloko i dedikon fjalët më të bukura të dashurisë
Publik News

FOTO/ Vera Grabocka grua me fat, Timo Flloko i dedikon fjalët më të bukura të dashurisë

Timo Flloko është një nga aktorët dhe shkrimtarët më të dashur dhe të njohur shqiptar. Një pjesë e madhe e poezive të tij me temë dashurie janë kthyer edhe në këngë.

 Flloko ka hedhur në treg librin më të ri me poezi “Kërcim në bosh”, i cili nga fillimi në fund është një dedikim për të gjithë njerëzit më të rëndësishëm të jetës së tij.

Në dedikimet plot dashuri për nënën, vajzën, nipërit njëri prej tyre është më i bukuri, sepse në të janë “gdhendur” fjalët më të bukura për dashurinë e jetës së tij.

Nuk ka njeri që nuk e njeh Vera Grabockën, gruan më krijuese të televizonit shqiptar, por bashkëshorti i saj në poezi ka vendosur ta quaj thjesht “V”.

“E prek me sy, u fik e ra në humbësi…/ Mendoj për ty/ Nesër, sa të lind dielli/ krahët të m’i shkrijë si meteor në s’u djegsha, varur do mbetem qiellit…”, janë disa nga vargjet kaq të ëmbla që Timo Flloko ia ka kushtuar Vera Grabockës.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.