FOTO-VIDEO/ Në kamionin me targa shqiptare ngarkuar me lule kapet drogë
Një sasi prej 350 kg marihuanë është sekuestruar nga dogana maqedonase në pikën e kalimit kufitar Tabanovcë.

Gjatë kontrollit të një kamioni me targa të Shqipërisë, drejtuar nga një shtetas shqiptar me iniciale F.B. (62), doganierët gjetën sasinë e madhe të drogës.
Sipas deklaratës së doganave të Maqedonisë së Veriut siguruar nga “Panorama”, kamioni tip Vovlo arriti në pikën e kalimit kufitar rreth orës 1.30 të mëngjesit të sotëm.
Kamioni, i cili mbante 130 palete të posaçme për transportin e luleve, u përzgjodh për inspektim të detajuar, duke gjetur brenda tyre sasinë prej 350 kilogramë marihuanë.
Ndërkohë, mediat në Maqedoni shkruajnë se kamioni kishte hyrë nga Shqipëria dhe synonte tregun evropian.
62 vjeçari shqiptar është arrestuar nga policia dhe pritet të dalë përpara Prokurorisë Themelore Publike në Kumanovë.





/S.Ll/Panorama/
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



