E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foto/ Vritet Indrit Ndoj në Fushë-Krujë
Publik News

Foto/ Vritet Indrit Ndoj në Fushë-Krujë

Familja e gjeti në një kanal, 34-vjeçari i dënuar më parë

Personi që shihni në foto është i riu 34-vjeçar i idnetifikuar si Indrit Ndoj.

Shtetasi në fjalë u gjet i qëlluar me armë në këmbë në një kanal në Fushë-Krujë.

I riu u gjet pa shenja jete në lagjen “Bakishe Visha” nga familjarët e tij.

Këta të fundit po shkonin në punë dhe në rrugë kanë parë Indritin të vdekur.

I riu jetonte vetëm në një shtëpi në fshatin Hasan, teksa familjarët banonin në lagjen “Bakishe Visha” , aty ku dhe u gjet pa shenja jete i riu.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë natës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.