E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Ymer Lala, kush është personi kyç i fushatave zgjedhore në Dibër
Politikë

FOTO/ Ymer Lala, kush është personi kyç i fushatave zgjedhore në Dibër

Ymer Lala, një figurë e njohur për dibranët, është personi që në 10 përgjimet e dyta të publikuara nga gazeta gjermane “Bild”, del protagonist në shtatë prej tyre.

ymer lala

 

Duket se Lala është personi që ka luajtur një rol kyç në fitoren e PS-së në 2016 për Bashkinë e Peshkopisë, por dhe fitoren e PDIU-së në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, ku vajza e tij, Reme Lala, u bë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë.

Ymer Lala, një figurë kontroverse që lidh ngushtë votën e zgjedhësve të Qarkut të Dibrës, për shkak të fisit dhe miqësive personale me nivele të larta të politikës, është parë nga këta të fundit si kyçi për të hapur portën e fitores në zgjedhjet për këtë qark, veçanërisht në Bashkinë e Peshkopisë. Ymer Lala kishte fuqinë të përzgjidhte pranë forumeve të larta të PS-së kandidatin socialist për Bashkinë e Peshkopisë në 2016, Muharrem Rama, pas shkarkimit të Shukri Xhelilit për skandalin seksual.

lala

Jo vetëm kaq, por ai ndikoi që të hartojë dhe listën e këshilltarëve bashkiakë për të pasur një kontroll sa më të plotë të vendimmarrjes në këtë bashki. Edhe punësimet në këtë bashki u bënë po ashtu me bekimin e Ymer Lalës. Madje nuk munguan akuzat në janar të 2018-ës se kishte dorë në përplasjen e fortë fizike në ambientet e Bashkisë së Peshkopisë për shkak të punësimeve në këtë bashki, konflikt që u denoncua edhe nga kryetari i bashkisë, Muharrem Rama.

ymer-lala

Por fuqinë e vërtetë Ymer Lala e tregoi në zgjedhjet parlamentare të 2017, kur kandidate për deputete ishte vajza e tij, Reme Lala, e cila nga PDIU-ja kaloi te PS-ja, pasi mori premtimin nga Kryeministri Rama për përfundimin e investimit të nisur për Rrugën e Arbrit.

“Në këtë vit të parë për mua si deputete kam mundur të kuptoj se nuk janë të gjithë njësoj siç duken nga televizori. Sot, në sy të dibranëve dhe tuajin, po ju them se dua të bashkohem me më të mirat dhe më të mirën, Partinë Socialiste, që nuk është më e mira, por më të mirë vërtet nuk kemi parë”, u shpreh Reme Lala në momentin kur kaloi me Partinë Socialiste. Por jo pak herë, emri i Ymer Lalës është lakuar edhe në Kuvend, si nga kryetari i PDsë Lulzim Basha, ashtu dhe ish-kryetari i saj, Sali Berisha, duke e quajtur atë “një kriminel”. lala

Po ashtu, Ymer Lala është përmendur dhe në “çështjen Doshi”. Emri i biznesmenit është përmendur dhe në të ashtuquajturin komploti për vrasjen e deputetit Tom Doshi. Emri i Lalës u përmend në një videoregjistrim të Durim Bamit, regjistruar nga ana e deputetit Doshi, si një prej personave që kishte dijeni për komplotin kundër tij. Ai është përmendur edhe gjatë deklarimeve në Prokurori të mikut të tij Fatjon Skënderi.

Ky i fundit ka deklaruar se Lala kishte udhëtuar drejt Gjermanisë për ta pyetur në lidhje me një telefonatë të marrë nga deputeti Doshi. Në këtë telefonatë, Doshi i kishte thënë se Fatjon Skënderi ishte pjesë e një grupi që po planifikonte vrasjen e tij.

PERGJIMI NUMËR 4

Ymer Lala me ish-ministrin Damian Gjiknuri
Ymer Lala: Po zotëri.
Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet. Obobo, i q… nënën.
Ymer Lala: Oh, çfarë i kemi bërë ne të dy.
Damian Gjiknuri: Tërmet.
Ymer Lala: Ej, po më shkruante ai robi.
Damian Gjiknuri: Ehëëë.
Ymer Lala: I thashë, a po flen gjumë? Jo, mor burrë. Jam habitur. Jam habit me Selishtën dhe Luznin. I thashë s’e paskam njoht Damian Gjiknurin dhe më nga afër.
Damian Gjiknuri: Hahahahaah …. Tërmet, Tërmet.
Ymer Lala: Ej, hajt se mbaroj.
Damian Gjiknuri: I q… robt. Doli llafi jot me mbi 1000 vota plus.
Ymer Lala: Ej, me gjithë mend ti, nuk të paskam njohur nga afër.
Damian Gjiknuri: Hahaah. Edhe ti mua, edhe unë ty.
Ymer Lala: Hajde vlla, hajde! Kaloi kjo.
Damian Gjiknuri: Ok!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.