E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/Itali, kapen  dy “Skifterë” shqiptarë, shuma marramendëse e vlerës së grabitjeve
Lajme

FOTO/Itali, kapen dy “Skifterë” shqiptarë, shuma marramendëse e vlerës së grabitjeve

Ishte nje banor i kujdesshem ai qe vuri re lëvizje të çuditshme rreth shtëpive të fqinjëve në Vitolini, një fshat në komunën e Vinçit ku të gjithë, ose të paktën pothuajse të gjithë, e njohin njëri-tjetrin.

Një makinë që parkon, një person që zbret dhe menjëherë drejtohet për te pjesa e prapme e shtëpive. Nuk e mendoi dy herë dhe menjëherë telefonoi karabinierët, të cilët, falë raportit të tij, kanë kapur dhe arrestuar ne flagrance dy hajdutë shqiptare te cilet kishin kryer dhe kishin tentuar te vidhnin banesat ne zonen e Vitolinit.
Arrestimi i dy shqiptarëve, te moshes 27 dhe 39 vjeçarë, u krye të shtunën në mbrëmje, rreth ores 21:00.

Sipas mediave italiane, dy shqiptaret u kapen “me presh ne duar”, teksa po kthehehin te makina me duart plot me ato qr kishin vjedhur ne te pakten 3 shtepi te zones.

Ne duar kishin bizhuteri ari dhe para. Mesohet se shqiptaret ishin pa leje qendrimi ne Itali dhe me precedente te meparshem penale.

Nga kontrolli i baneses se njerit prej tyre u gjeten sende te tjera te vjedhura dhe mjetet me te cilat hapnin dyert e shtepive. Emrat nuk jane bere me dije nga mediat italiane.

Sipas “Ansa”, vlera e sendeve qe kishin grabitur arrinte ne 70 mije euro.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.