E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fotoja me birrë në dorë tradhton “bossin” e drogës, policia e lokalizon dhe e arreston menjëherë
Lajme

Fotoja me birrë në dorë tradhton “bossin” e drogës, policia e lokalizon dhe e arreston menjëherë

Rrjetet sociale janë spiuni më i madh që kemi rreth vetes tonë, këtë e ka dëshmuar lajmi i cili në pak kohë është bërë viral në rrjet.

Sipas mediave të hujaja bëhet me dije se bossi i një perandorie të madhe kokaine u arrestua pasi postoi një fotografi të tij duke pirë birrë në një aplikacion sekret të mesazheve që monitorohej nga policia.

Leon Atkinson drejtoi një bandë të përfshirë në pazare droge me vlerë 9 milionë paund në vetëm 3 muaj, tha policia e Mançesterit.

41-vjeçari u kap kur detektivët arritën të gjurmonin mesazhet në rrjetin EncroChat të përdorur nga “tregtarët.”

Antkinson nga Wigan u burgos për 15 vjet nga Gjykata.

Ai dhe katër të tjerë pranuan një sërë veprash, duke përfshirë furnizimin me kokainë të klasit A dhe pastrim parash.

Komploti u zbulua pasi detektivët depërtuan në sistemin e komunikimit si pjesë e operacionit Venetic.

1

Atkinson u identifikua si kreu i bandës kur i dërgoi fotografinë të realizuar në kopshtin e tij në Angli, një anëtari drejtues të një bande tjetër droge, shkruan BBC.

Mesazhet zbuluan se si banda e Atkinson po organizonte blerjen dhe transportin e sasive të mëdha të kokainës me një tjetër anëtar të bandës Abdul Ghafar, 46 vjeç.

Organet e ligjit pranuan se “Kjo ishte një bandë jashtëzakonisht e sofistikuar droge që shpërndante në mënyrë efektive sasi masive kokaine në të gjithë veriperëndimin.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.