E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FotoLajm/ “Puthja” e gabuar e Avokates së Popullit me Kryeprokuroren e Përkohshme
Lajme

FotoLajm/ “Puthja” e gabuar e Avokates së Popullit me Kryeprokuroren e Përkohshme

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ka kritikuar forcat e Policisë së Shtetit për menaxhimin jo të duhur të protestave, për dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve dhe, sidomos për përdorimin pa kriter të gazit lotsjellës.

Por, Ballanca, e cila ngre dyshimet se veprimet ekstreme policore aplikohen për të demoralizuar protestuesit, nuk jep asnjë koment për qëndrimin tejet ekstrem të Prokurorisë, e cila ka kërkuar aplikimin e masave të arrestit për dhjetra protestues, të cilët kundërshtojnë politikat e gabuara të qeverisë.

Avokatja e Popullit është kujdesur që të mos kritikojë Prokurorinë e drejtuar nga Arta Marku. Mesa duket, ky qëndrim tolerant i Avokates së Popullit lidhet me raportet e saj personale me Kryeprokuroren e Përkohshme.

Në një foto shoqëruese të këtij shkrimi, dallohen dy zonjat, Ballanca dhe Marku, në një pozitë shumë “intime” me njëra-tjetrën.

Erinda Ballanca dhe Arta Marku kanë qenë të pranishme në një takim të zhvilluar të Premten nga Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi, lidhur me raportimin e institucioneve kushtetuese e të pavarura.

Para këtij takimi, dy zonjat kanë shkëmbyer përshëndetje të ngrohta, si dy mikesha të ngushta. Takimi i përzemërt mes tyre është bërë në ambjente publike, duke dhënë sinjalin e gabuar për protestuesit se, pavarësisht veprimeve abuzive të Prokurorisë së drejtuar nga Arta Marku, Avokatja e Popullit nuk do të ngrejë asnjë pikëpyetje mbi qëndrimet e prokurorëve.

LEXO EDHE  Çfarë do i sekuestrojë lali Eri personit që sh*rroi Kryeministrinë?

Ky raport i ngushtë me Avokaten e Popullit duket se ka ndikuar tek Arta Marku që të mos ketë asnjë shqetësim për arrestimet e paligjshme të protestuesve.

Opozita shqiptare, e mbështetur edhe nga një pjesë e qytetarëve, ka zhvilluar në dy muajt e fundit tre protesta të mëdha, si edhe disa të tjera në ditët e seancave plenare të Parlamentit.

Pas çdo tubimi paqësor, Policia e Shtetit ka kryer dhjetra shoqërime e arrestime të protestuesve me qëllimin, siç shprehet edhe Avokatja e Popullit, “për të krijuar një psikozë se pjesëmarrja në tubime është e kundraligjshme”.

Avokatja e Popullit kufizohet vetëm tek veprimet e Policisë për krjimin e “kësaj psikoze”. Por, Ballanca nuk vijon më tej në qëndrimin e saj publik, lidhur me rolin e Prokurorisë, e cila mbështet thuajse në çdo rast veprimet abuzive të policisë.

Siç duket, “puthja e gabuar” me Arta Markun e kufizon Avokaten e Popullit që të mos kalojë verifikimet e saj, përfshirë edhe kritikat e mundshme, tek institucioni i Prokurorisë./ Boldnews.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.