FOTOLAJM/ Rama poston foton, nudo si Davidi i Mikelanxholos…
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një fotomontazh të pazakontë në faqen e tij në Instagram.

Në foton e paraqitur nga Rama, skulptura e Davidit të Mikelaxhelos paraqitet me fytyrën e kreut të qeverisë.
Nuk është habi që në profilin në Instagram, të gjesh “meme”, foto, video e komente, aspak zyrtare, të përshtatura me gjuhën e rrjetit social, e deri diku jo etike.
Por kur kjo ndodh nga kryeministri i një vendi, së fundi edhe ministër i Jashtëm, situata është ndryshe. Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka filluar të postojë vazhdimisht foto montazhe me etiketime dhe shprehi për të qeshur dhe ironike, të prodhuara nga faqe të tjera instagrami, të cilat merren me “meme”. Edhe këtë mbrëmje, kryeministri ka zgjedhur të ripostojë në profilin e tij një fotomontazh, që e lartëson figurën e tij duke e krahasuar me skulpturën e Davidit të Mikelaxhelos, paraqitur me fytyrën e kryeministrit.
Në fotomontazh janë vendosur pjestar të opozitës, mes tyre kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi. Ata shfaqen të pozicionuar para skulpturës duke shkrepur një “selfie”
Sigurisht që të gjitha fotomontazhet që kreu i qeverisë zgjedh, e kënaqin egon e tij, pasi nuk ka ndodhur të postojë “meme” që ironinë e kthejnë kundër tij, edhe pse e gjitha është në aspektin e humorit të faqeve deri diku anonime në rrjetet sociale.
Kryeministri ka një pyetje drejtuar faqes së njohur të memeve “Brryli brodway”, e cila si duket është e preferuara e tij. Vetë faqja në fjalë përmes një postimi në Instagram shkruan se nuk është ajo autore e fotomontazhit në fjalë.



Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



