E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/Librazhd, xhaxhai torturon nipin 4 vjeç
Lajme

FOTO/Librazhd, xhaxhai torturon nipin 4 vjeç

 ‘E vara se ma solli në majë të hundës’

Fëmija me inicialet B. M., nga një fshati Dragostun i Librazhdit është vetëm 4 vjeç dhe dhunohet në mënyrë barbare nga prindërit dhe xhaxhai i tij 29-vjeçari, Fati Methasa.

Denoncimi ka mbërritur për Gazetën Shqiptare nga një i afërm i të miturit, i cili ka qenë prezent në shumë raste dhunimesh.

Sipas denoncuesit, gabimet e 4-vjeçarit ndëshkohen në mënyrë kafshërore sidomos nga xhaxhai, i cili momentalisht po kalon dhe një gjendje të rëndë psikologjike për shkak të divorcit.

Gjithë fshati është në dijeni të abuzimeve me fëmijën, pasi të qarat dhe të bërtiturat e tij dëgjohen deri larg, megjithatë askush nuk ndërhyn.

Në Facebook-un e tij me profil të rremë (Fati Librazhd), 29-vjeçari ka arritur deri aty sa ka postuar një foto ku tregohet fëmija i varur nga bluza pas një gabimi të supozuar.

“Ja çfarë bën Babaloku, ato që bëjnë faj Babaloku i dënon me varje”- shkruan ai.

Por më drithërues është komenti i tij poshtë fotos kur shprehet se: “ Xhaxhai e vari qenin se ia kishte sjellë në majë të hundës”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.