E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/Nisin hetimet për biznesmenin e fuqishëm
Lajme

FOTO/Nisin hetimet për biznesmenin e fuqishëm

Nisin hetimet në gjendje të lirë ndaj biznesmenit të njohur, i cili ushtron aktivitetin kryesisht në jug të vendit. Bëhet fjalë për gjirokastritin Hari Lena. Në ngarkim të tij iu referuan materialet Prokurorisë së Përmetit, një ditë më parë.  56-vjeçari nga Gjirokastra akuzohet se tek “Gryka e Këlcyrës” në Përmet, ka tentuar t’i ndryshoi drejtimin një burimi në shtratin e lumit Vjosë, duke ndërtuar një objekt pa leje, bëjnë me dije burime policore nga Komisariati i Përmetit, që kanë nisur hetimin pas një denoncimi.

Mësohet se fabrika e tij e ujit “Trebeshina” po zgjerohet në të dyja anët e Vjosës, duke sjellë tjetërsime në ekosistem dhe në rrjedhën e ujit. Bëhet e ditur se për ndërtimin ai nuk ka marrë leje, por pavarësisht kësaj ka nisur punimet.

Ndaj biznesmenit, rëndojnë akuzat për veprat penale: Shpërdorimi i tokës dhe ndërtimi i paligjshëm, parashikuar nga nenet 199 dhe 199/a të Kodit Penal.

Hari Lena është akuzuar publikisht në media dhe rrjetet sociale si personi i cili po “betonizon Vjosën”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.