E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foto/Rrezikohet Ura e Mifolit,në Vlorë
Lajme

Foto/Rrezikohet Ura e Mifolit,në Vlorë

Situata  duket se po përkeqësohet,në zonën e Novoselës në Vlorë.

Pranë urës së Mifolit, duket se lumi ka dalë nga shtrati.

“Ndodhemi në fshatin Novoselë pranë urës së Mifolit aty ku lumi Vjosë tashmë ka dalë nga shtrati pikërisht në këtë pjesë ku jemi pranë tregut të gjësë së gjallë, ndërkohë që në vend kanë mbërritur edhe 100 forca të ushtrisë, por edhe i gjithë shtabi i emergjencës. Aktualisht janë evakuuar 3 familjet e para, ndërkohë që situata vijon të mbetet nën monitorim, ndërsa nga Shtabi i Emergjencës konfirmojnë që situata pritet të përkeqësohet në orët në vijim për shkak të prurjeve të vijueshme të lumit Vjosë teksa aktualisht është mbi 5.8 metër mbi nivelin e detit, që do të thotë që është situatë kritike. Pritet që në vijim të ketë evakuime të tjera të banorëve të cilët janë në afërsi të shtratit të lumit Vjosë”,  thotë gazetari i ABC News.

Ndërkohë, vërshimet e lumit Bistricë po i afrohen banesave në fshatin Metoq.

  

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.